Bulqizë, 17 prill 2011, NOA- (Update) Si pasojë e aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Krastë-Qafë Buall, bilanci sa vjen e rëndohet. Pas dy viktimave të cilët pas daljes së rrugës nga automjeti humbën jetën, një i tretë mësohet të jetë në luftë me jetën pas plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërkaq të dhënat paraprake flasin se njëri nga viktimat e rëna në greminë ,është vëllai i kryetarit të komunës së Krastës. Për të bërë të mundur mbërritjen në vendin ku ka përfunduar makina, e cila thuhet se është e llojit Fuoristradë, në vendngjarje ka shkuar edhe një helikopter i cili po bën të mundur edhe transportin e të plagosurit në drejtim të kryeqytetit, për të marrë ndihmë sa më të specializuar mjekësore. Mësohet se makina e aksidentuar ishte nisur nga Krasta në drejtim të Bulqizës, ndërsa nuk bëhen të ditur ende identitetet e dy viktimave. a.y/NOA