Prishtinë, 17 prill 2011, NOA- Teuta Sahatçija nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës deklaron se partia ku ajo bën pjesë është dhe do të ngelet në opozitë.
“LDK-ja, menjëherë pas zgjedhjeve, ka thënë se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara dhe se institucionet e dala nuk mund të kenë legjitimitet të plotë. Duke pasur parasysh që LDK-ja është parti, e cila i çmon institucionet, kemi menduar që nuk është e udhës të dalim jashtë institucioneve, por të jemi pjesë e tyre, me kusht që sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës të sillet reforma e ligjit zgjedhor dhe e Kushtetutës, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme, përmes këtij ligji dhe veprimeve të tjera, ta minimizojnë sa më shumë mundësinë e manipulimit të votave”, është shprehur nënkryetarja e LDK-së.
Sipas saj duke parë mënyrën e votimit, dhe rezultatet e tij LDK-ja është ajo e cila e uli Hashim Thaçin në tavolinë dhe filloi bisedimet për ndryshimet në qeverisje.
a.y/NOA