Tiranë, 17 prill, NOA – Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia pas një sherri mes dy familjeve për çështje pronësie.
Artur Gani Zallini, 27 vjeç u plagos dje me armë zjarri. Ndërsa gjatë sherri kanë mbetur të dëmtuar me mjete të forta dhe Bradhyl Gani Zallimi, 33 vjeç dhe Elivis Agim Zallimi, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Brar, komuna Dajt. Tre personat janë nga Sulejman Mamud Allushi, 43 vejç, , 38 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ferraj dhe Erjon Bashkim Allushi, 19 vjeç, të tre lindur dhe banues në fshatin Ferraj, komuna Dajt.
Sipas policisë sherri mes dy fiseve ka ndodhur dje rreth orës 11.30, në fshatin Ferraj, pas një konflikti për motive pronësie dyshohet.
Personi që ka përdorur armën e zjarrit është Sulejman Allushi, i cili ka qëlluar Artur Gani Zallinin, 27 vjeç. Zallini është në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Tre agresorët janë shpallur në kërkim nga policia.
a.k.NOA