English

Shpërthim në shtëpinë e Drejtoreshës së Tatim-Taksave në Pogradec

Pogradec, 17 prill, NOA – Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer sot në banesën e drejtoreshës së Taksave në qytetin e Pogradecit, Rajmonda Syzo. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës. Mësohet se nuk ka të lënduar.

Në banesë jetonte Syzo së bashku më bashkëshortin. Ndërkohë që ka dëme të konsiderueshme materiale. Policia e Pogradecit ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që ekspertë të lëndëve eksplozive janë duke përcaktuar metodën e vendosjes së lëndës shpërthyese.

Banesa e drejtoreshës së Tatim-Taksave gjendet në katin e parë të një pallati.

a.k/NOA

KOMENTE