Brunei, 17 prill, NOA - Sulltani i Bruneit ka vendosur të shesë makinën e tij më luksoze. Bëhet fjalë për një “Rolls Royce” të personalizuar. Makina është unike, shëndrruar në versionin “cupe” dhe është përdorur nga djali i sulltanit. Çmimi i saj është 850 mijë dollarë.
Kjo makinë është e vetmja në botë në versionin sportiv dhe është dizenjuar në bazë të modelit “Porsche 911” dhe “Lamborginit”. Shpejtësia maksimale e makinës është 241 kilometra në orë. Ndërsa mund të kalojë nga 0 në 100 kilometra në orë brenda 6 sekondash.
Djali i sulltanit e ka mbajtur atë vetëm tre vite në përdorim.
a.k/NOA