English

Totti shet shtëpinë, por jo tifozëve të Lazios

Romë, 17 Prill NOA - Francesco Totti ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij... por jo për lacialët.

“Shitet apartamenti 500 metër katrorë, me pishinë në tarracë, një jakuzi gjigant në katin e poshtëm dhe në një zonë tepër të qetë, për një çmim 5.300.000 euro të diskutueshëm, nuk pranohen blerës që janë tifozë me racion”.

Ky është njoftimi i shitjes së shtëpisë së kapitenin të Romës, siç është përcjellë nga revista e përjavshme Panorama, ku me sa duket futbollisti ende nuk ka gjetur një blerës.

Numri 10 i Romës, bashkëshortja Ilary dhe dy fëmijët janë shprehur të gatshëm për të lëvizur në lagjen e Torinos, pranë Eur, pasi, siç shkruan Panorama, ata janë të interesuar për më shumë se një apartament në qiellgërvishtësin e re super-teknologjike Eurosky Tower, gjithmonë në katin e 28-të.

r.b/NOA

KOMENTE