Gjenevë, 17 prill 2011, NOA - Policia zvicerane ka arrestuar sot tre hajdutë serbë, të cilëve iu gjetën shumë sende të vjedhura, stoli, e sende të tjera çmueshme me vlerë prej 20.000 eurosh.
Policia e Zvicrës informoi se bëhet fjalë për arrestimin e disa pjesëtarëve të bandave të hajdutëve që vijnë nga shteti fqinj Franca, për të zhvilluar aktivitete kriminale në Gjenevë.
Burime qe i citon “Presheva jonë” bëjnë me dije se gjatë aksionit të fundit policia e kantonit të Gjenevës në bashkëpunim me atë zvicerane dhe franceze kanë arritur sukses në kapjen e këtyre bandave kriminale me origjinë nga Serbia.
Policia zvicerane, njofton se para arrestimeve të sotme në Zvicër janë finalizuar edhe arrestime të tjera të shtetasve serbë, të cilët më pas janë ekstraduar menjëherë në Serbi ose në Francë, prej nga kishin ardhur.
mit/NOA