English

Arrestohet vrasësi i dënuar me vdekje

Tiranë, 18 prill, NOA - Policia e italiane ka ekstraduar sot një 51-vjeçar nga Shqipëria, i cili ishte dënuar me vdekje gjatë komunizmit për veprën penale të vrasjes.

Presoni i arrestuar është, Alit Ceno Nurka, vjeç 51, lindur në Marinëz-Fier. Në vitin 1988, Gjykata e Fierit e ka dënuar Nurkën me “Vdekje me pushkatim“, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje për shkaqe të dobëta“ parashikuar nga nenet 84/a, 31/a dhe 25, te Kodit të vjetër Penal të Republikës së Shqipërisë.

Dënimi ka ardhur pasi, më 4 shkurt 1988, në fshatin Marinëz, rreth orës 08:30, Nurka ka vrarë shtetasen Rajmonda Gremi, me mjete prerëse për motive të dobëta.

Pas dënimit me vdekje, me dekretin nr.7214, datë 13.04.1998, Alit Nurkës i falet jeta dhe dënimi i konvertohet në 25 vjet burg. Pjesa e mbetur e dënimit është 14 vjet burg.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

a.k.NOA

KOMENTE