Firence, 18 Prill NOA - Barazimi me Fiorentinën, ka larguar Juventusin nga zona e Ligës së kampionëve, por megjithatë tekniku Delneri është i bindur se shpresat për një kualifikim të mundshëm ende nuk janë shuar plotësisht.
“Gjashtë ndeshje më parë ishin në një distancë prej 11 pikësh nga vendi i katërt, tani jemi vetëm 8 dhe duhet të luajmë akoma ndeshje të tjera. Duhet të vazhdojmë të japim maksimumin në fushën e lojës, ku ditën e sotme mund të fitonim duke pasur më shumë qetësi. Në ndeshjet në vazhdim duhet të tregohemi më të kujdesshëm dhe të shfrytëzojmë më mirë okazionet e krijuara”, - këto ishin fjalët e Delnerit pas sfidës me Fiorentinën, ku tekniku Italian është shprehur tepër optimist për të ardhmen e bardhë e zinjve.
r.b/NOA