English

Fleta e votimit, Kolegji Zgjedhor pranon ankesën e PS

Tiranë, 18 prill, NOA – Kolegji Zgjedhor ka miratuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për rishikimin e fletës së votimit dhe vendosjen e inicialeve të partive të koalicionit, poshtë emrit të kandidatit Edi Rama.

Në mbledhjen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka miratuar ndryshimin e fletës së votimit, duke theksuar se kërkesa e Partisë Socialiste ishte në bazë të ligjit.

Pak ditë më parë, PS-ja ankimoi në Kolegjin Zgjedhor, vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për fletën e votimit.

Sipas vendimit të KQZ-së, fleta e votimit nuk përmbante emrat e partive të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” poshtë emrit të kandidatit për Tiranën, Edi Rama. Ndërkohë që e njëjta masë nuk ishte marrë për kandidatin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

a.k/NOA

KOMENTE