English

Franca ndalon tunizianët që mbërrinin nga Italia, notë proteste nga Roma zyrtare

Romë, 18 prill, NOA – Marrëdhëniet Itali-Francë janë tensionuar së fundmi për çështjet e emigrantëve tunizianë.

Kjo pasi policët francezë nuk lejuan një tren me emigrantë tunizianë të kalonte kufirin e vendit të tyre, në një kohë kur Italia u kishte dhënë atyre leje të përkohshme qarkullimi në vendet evropiane.

Italia ka reaguar pas kësaj me një notë proteste duke cilësuar se masa e Francës është antiligjore dhe se shkel parimet europiane.

Nga ana e tyre, zyrtarët francezë u mbrojtën duke thënë se në tren kishte protestues që kishin plan të demonstronin në Francë, gjë që do të përbënte kërcënim për rendin.

n.e/NOA

KOMENTE