English

Guardiola i pari në listën e kandidatëve për stolin e Chelsea

Londër, 18 Prill NOA - Roman Abramovich ka bërë zgjedhjen e tij: për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në pankinën e Chelsea, ai dëshiron Pep Guardiolën.

Javët e fundit duhet thënë se tekniku aktual i Barçës ka bërë të ditur se gjithçka është e hapur për të ardhmen e tij dhe nuk përjashton një mundësi largimi nga skuadra që drejton.

Sipas të përditshmes angleze “Sunday Mirror”, manjati rus është duke përgatitur një ofertë të majme për teknikun katalanas.

Me pak fjalë, një transferim i tillë në merkaton e ardhshme të qershorit, nuk do të përbënte asnjë surprizë, kjo duke parë deklaratat e të dyja palëve.

r.b/NOA

KOMENTE