English

Kol Makaj nën akuzë, tentoi vrasjen e bashkëshortes

Shkodër, 18 prill 2011, NOA – 57-vjeçari Kol Makaj nga Kopliku i Malësisë së madhe, i cili tentoi të zgjidhë një konflikt familjar duke qëlluar me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij mbrëmë po hetohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Makaj që ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi shtiu edhe mbi veten pas gruas po ruhet në spital nga një patrullë e policisë së Malësisë së Madhe.

Kol Makaj pas një konflikti me bashkëshorten e tij shtetasen F. Makaj, 55 vjeçe, e goditi atë në kokë me armë zjarri pistoletë dhe më pas qëlloi edhe mbi veten e tij duke u vetëplagosur.

Ngjarja ndodhi në banesën e Makajve në lagjen “Pikza” të Koplikut, ngjarje për të cilën kryefamiljari Makaj akuzohet për veprat penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar në vendin e krimit një armë brezi pistoletë me një krehër me 5 fishekë.

Dy bashkëshortët janë në gjendje kritike për jetën.

Bashkëshortja F. Makaj aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës, ndërsa autori i krimit Kol Makaj është dërguar n Spitalin ushtarak në Tiranë.

Ngjarjen në fjalë dhe akuzën ndaj Kol Makaj po e heton Prokuroria e Shkodrës.

mit/NOA

KOMENTE