English

Ministri i jashtëm norvegjez viziton Kosovën

Prishtinë, 18 prill, NOA - Ministri i jashtëm norvegjez, Jonas Gahr Store, sot dhe nesër do të qëndroj për vizitë në Kosovë, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

Me këtë rast ai do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtarë.

Në njoftim theksohet se njëra nga temat kryesore të takimit ndërmjet ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministrit norvegjez, Jonas Gahr Store, do të jetë liberalizimi i vizave, bashkëpunimi dhe shkëmbimi në ekonomi, tregti, arsim, e të tera.

NOA/RFE

KOMENTE