Milano, 18 Prill 2011 NOA – Pa asnjë informim publik, por vetëm të interesuarve që marrin në telefon, kompanitë Agemar dhe Adriaferries, të vetmet që ofrojnë udhëtimet nga Trieste dhe Ankona për në Durrës e Vlorë dhe anasjelltas.
Kompania detare "Agemar" konfirmoi se ajo i ka pezulluar deri në një kohë të papërcaktuar të gjitha udhëtimet me traget të linjës Trieste-Durrës-Trieste.
Ky vendim erdhi nga Agemar edhe pse ajo është e vetmja kompani e licencuar nga qeveria shqiptare për linjën Trieste-Durrës dhe anasjelltas.
Në këtë mënyrë privohen nga ardhja në Shqipëri dhe kthimi, pikërisht tani në prag të sezonit veror, të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ato italianë të interesuar, sidomos emigrantët dhe të afërmit e tyre.
Ndërkohë, edhe Adriaferries ka pezulluar pa paralajmërim publik, udhëtimet Ancona-Durrës-Ancona.
Adriaferries, kompania e vetme detare e licencuar nga shteti shqiptar për linjën Durrës-Ancona-Durres ka kohë qe ka pezulluar udhëtimet e saj. Në interesimin tonë për këtë shqetësim, përfaqësues të kompanisë thanë se e kanë dërguar tragetin në remont. Duke pare qe dhe linja tjetër Trieste - Durres - Trieste është pezulluar, mund të themi pa frikë që Italia është e arritshme në rrugë detare vetëm nga Bari.
Por për vetë shtrirjen e madhe gjeografike që ka Italia dhe vendosjen e emigrantëve atje, përqendrimi i udhëtimeve vetëm në Bari, sjell një kosot të trefishtë, financiare, për shkak se rrugëtimi do të jetë shumë i gjatë, kohore, duke sorollatur gjatë hallexhinjtë.
E sigurisht kostoja është dhe rraskapitja që i bëhet udhëtarëve duke kaluar ditë të tëra vajtjeje dhe kthimi nga një cep i Italisë në tjetrin.
j.s/NOA