English

Policia: Incidenti elektoral dje në Kamëz, si u kap autori i plagosjes

Tiranë, 18 prill, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë mundur të vënë në pranga njërin prej autorëve të incidentit elektoral dje në Kamëz, ku mbeti i plagosur një person.

Siç ato bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari 36-vjeçari Petrit Hoxha, 36 vjeç, banues në Paskuqan të Tiranës.

Ndërkohë që u bë shpallja në kërkim e 41-vjeçarit me inicialet Xh.S, i cili tashmë është

identifikuar prej policisë.

Këta dy persona do të ndiqen penalisht sepse dje rreth orës 13.20, në rrugën “Manhaten”, në Kamëz, pas një debati përgjatë ngritjes së skenës për tubimin e Partisë Socialiste, dyshohet se kanë goditur me sende të forta 47-vjeçarin Rasim Hoxha, punonjës i Policisë Bashkiake të Kamzës.

Po ashtu, gjatë kësaj grindje, të lartpërmendurit kanë shkatërruar edhe automjetin tip “Reno”, me targa 241 KS 881 në pronësi të tij.

Tashmë ndaj të arrestuarit dhe personit të shpallur në kërkim, rëndojnë veprat penale të “Plagosjes” dhe “Shkatërrimit të Pronës”, parashikuar nga nenet 89 dhe 150 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE