Tiranë, 18 prill, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka prezantuar sot projektin për Kampusin Universitar dhe projektet e tjera për të rinjtë. Në fjalën e tij Rama u ndal në programin e zhvillimit dhe në angazhimin e të rinjve në politikë. Kreu i PS-së theksoi se vendi ka 1 milion të papunë dhe duhet një program për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Nga ana tjetër, Rama ka theksuar se këto zgjedhje janë politike, pasi duhet t’i japin fund situatës në të cilën ndodhet vendi. Ai u ka bërë thirrje të rinjve që të marrin pjesë në votime dhe të angazhohen për një qeverisje më të mirë
“Këto zgjedhje janë shumë, për çdo qytetar, për të mos marrë pjesë në votim dhe për të rënë pre e atyre që duan me çdo kusht të ulin nivelin e pjesëmarrjes së madhe”, tha Rama.
Prezantimi i projektit të Kampusit Universitar u bë sot në çadrën elektorale të selisë rozë, e cila është ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Rama u shpreh se shteti nuk duhet të jetë më në funksion të pushtetit.
a.k.NOA (vijon...)