SHBA, 18 Prill NOA - Aktori që ka marrë dhe çmim oskar, Nicolas Cage, i arrestuar ditën e shtunë në New Orleans për dhunë dhe prishje të qetësisë publike, është liruar si rrjedhojë e një pagese me shifër prej 11 mijë dollarë.
Duhet të paraqitet në gjykatë 31 majin e ardhshëm. Aktori ishte i dehur dhe po zihej shumë ashpër me bashkëshorten e tij, në afërsi të lagjes së famshme franceze, ku jeton dhe çifti. Cage ndodhet në New Orleans për të xhiruar një film. Sipas sitit Tmz, Cage ka qenë i dehur dhe në një farë pike në rrugë, ai ka nisur të diskutojë me zë të lartë me bashkëshorten Alice Kim.
Një taksist, pasi vuri re që gruaja u shty, lajmëroi menjëherë autoritetet.
Sapo mbërritën agjentët e policisë, Cage kërkoi shpjegime për këtë arrestim dhe fillimisht bëri dhe rezistencë, ku si rrjedhojë më pas ai u shoqërua menjëherë për në komisariat.
Megjithatë në përfundim, falë pagesës së kushtit prej 11 mijë dollarësh, ai fitoi sërish lirinë.
r.b/NOA