Vlorë, 18 prill, NOA - Presidenti Bamir Topi deklaroi sot nga qyteti i Vlorës se partitë politike janë përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Kreu i shtetit u shpreh se zgjedhjet janë një vlerë demokratike dhe nuk mund të cenohen. Kreu i shtetit është ndalur edhe në procesin teknik të zgjedhjeve duke theksuar se partitë politike kanë pasur të gjithë kohën e duhur në dispozicion për të bërë ndryshimet e duhura.
“Asnjë nuk i ka penguar partitë politike të korrigjojnë vetveten dhe të përmirësojnë kodin zgjedhor” tha kreu i shtetit. Nga ana tjetër, kreu i shtetit ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë shënim të gjitha premtimet që kanë bërë kandidatët dhe subjektet politike gjatë kësaj fushate.
“Klasa politike ta konsideroj 8 majin një ditë të rëndësishme jo për të mbyllur ritualin e radhës por për ta pasur si një pikë referimi për atë që do të vijë më pas” tha kreu i shtetit Topi. a.k/NOA (vijon...)