English

Tritoli në Njësinë 7, kandidati i mazhorancës distancohet nga akti

Tiranë, 18 prill, NOA - Kandidatit i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për kryetar në Njësisë Bashkiake nr. 7, Krenar Alimehmeti, denoncoi sot aktin kriminal ndaj kandidatit të Partisë Socialiste, Erion Koka.

Kandidati i mazhorancës ka pasur edhe një bisedë telefonike me Kokën, duke i shprehur atij solidaritetin. Në një deklaratë për mediat shtabi i kandidat Krenar Alimehmeti, “shpreh solidaritetin njerëzor dhe politik ndaj kandidatit të koalicionit "Aleanca për të Ardhmen" në këtë njësi, z. Erion Koka, pas aktit kriminal të zhvilluar në orët e para të mëngjesit”.

Nga ana tjetër, Alimehmeti i bën thirrje autoriteteve shtetërore që ta shqyrtojnë me përparësi këtë akt me sfond kriminal dhe të nxjerrin përpara drejtësisë autorët. "Ky akt kriminal duhet të zbardhet sa më shpejt.

a.k/NOA

KOMENTE