Aksident tragjik në Afrikën e Jugut për Pietro Ferrero, trashëgimtarin e kolosit italian Ferrero. Vdes me biçikletën që kishe aq pasion
Alba (Cuneo) Itali, 18 Prill 2011 NOA – Pietro Ferrero 48 vjec ishte njëri nga trashëgimtarët e “perandorisë” Ferrero, e njohur ndryshe për prodhimin e të famshmes Nutella, shitja e së cilës shtrihet në tërë botën. I ndjeri lë pas të shoqen dhe tre fëmijë.
Bashkë me të vëllain Giovanni Ferrero ishin në drejtimin e kolosit Italian të cilin i ati i tyre Michele Ferrero kishte ngritur 60 vite më parë me shpikjen e së famshmes Nutella shitja e së cilës pati një sukses të jashtëzakonshëm në gjithë botën.
Grupi Ferrero është renditur për vite me radhë nga revista prestigjioze Forbes si një nga kompanitë më të pasura në Botë.
Lajmi tragjik bëhet i ditur nga vetë kompania e cila në një komunikatë për shtyp bën të ditur vdekjen tragjike të administratorit të deleguar të saj.
Pietro Ferrero kishte një pasion të jashtëzakonshëm për biçikletën, e kohën e tij të lirë ia kushtonte asaj.
Ndodhej në Afrikën e Jugut për arsye pune dhe një nga momentet e tij të lira vendosi ta ndajë me pasionin e tij, biçikletën. Po pikërisht ky pasion rezultoi tragjik për të. Duket se në një moment të caktuar ka rënë nga biçikleta dhe ka vdekur.
d.g/NOA