English

Wollfarth: Zgjedhjet, jo "konkurs bukurie" mes kandidatëve

Vlorë, 18 prill, NOA - Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth deklaroi sot nga qyteti i Vlorës, se zgjedhjet e 8 majit duhet të jenë një alternativë për qytetarët dhe njerëzit duhet të zgjedhin mes projekteve të propozuara.

Në mënyrë indirekte, Wollfarth ka kritikuar edhe modelin e ndjekur nga partitë kryesore për fushatë, duke theksuar se gara është konceptuar si një konkurs bukurie.

“Kur zgjedhjet shndërrohen në një “konkurs bukurie” mes drejtuesve të partive politike vlera e qeverisjes vendore zvogëlohet pasi këto zgjedhje lidhen drejtpërsëdrejti me qytetarët. Është koha ku kandidatët të shprehen se si do ta ndryshojnë zonën e tyre dhe jo të bëhen pre e qëndrimeve të partive politike” tha Wollfarth në fjalën e tij, në takimin e zhvilluar në Universitetin e Vlorës.

Nga ana tjetër ambasadori i OSBE i bëri thirrje klasës politike të lërë mënjanë retorikat dhe incidentet e panevojshme politike. Wollfarth ka theksuar se zgjedhjet duhet të bazohen në argumente politik.

a.k/NOA

KOMENTE