Torino, 19 Prill NOA - Ka lindur përgjatë mëngjesit, në klinikën romane “Mater Day”, Aurora, e bija e futbollistit Alberto Aquilani dh e aktores Michela Quattrocioche.
Si e ëma ashtu dhe vajza, që peshon 3 kilogramë e 400 gramë, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Mesfushori i Juventusit ka mbërritur menjëherë bashkëshorten e tij pas ndeshjes së transfertë të bardhë e zinjve në Firence.
Ai ka asistuar tepër i emocionuar gjatë lindjes së parë të fëmijës së tij.
“Ishte një eksperiencë e paharrueshme, vajza është e bukur njësoj si mamaja”, - tha Alberto.
r.b/NOA