English

Arvizu: Zgjedhjet, policia të sigurojë qetësi dhe neutralitet

Tiranë, 19 prill, NOA – Policia e Shtetit duhet të ofrojë një mjedis sa më të qetë, në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë në zgjedhjet e 8 majit.

Ky ka qenë apeli i drejtuar sot publikisht nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, gjatë një konference.

Sipas tij, paraqet rëndësi fakti që Policia e Shtetit të tregohet neutrale dhe me profesionalizëm gjatë gjithë periudhës elektorale, para dhe pas zgjedhjeve të 8 Majit.

Sipas të dhënave që komunikoi pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, janë mëse 8700 policë në rang vendi, të trajnuar për zgjedhjet lokale të 8 Majit, me qëllimin e garantimit të sigurisë dhe standardeve të tyre.

“Vota është e shenjtë, prandaj edhe ne do ruajmë materialet zgjedhore”, mësohet të jetë shprehur Burgaj, duke pohuar se policët në rang vendi duhet të garantojnë me çdo kusht siguri dhe rend të qetë para dhe pas zgjedhjeve të 8 Majit.

n.e/NOA

KOMENTE