Cerrik, 19 prill 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha pasditen e sotme u ndal në qytetin e Cerrikut për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Sevet Duzha.
Që në hyrje të fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se, kandidati për bashkinë e Cerrikut është një intelektual dhe një qytetar i përkushtuar ndaj qytetit të tij.
Ai vijoi më tej duke thënë se në katër vite së bashku me kandidatin Duzha dhe me qytetarët, Cerriku do kthehet në një qytet i zhvilluar dhe me mundësi të mëdha investimi.
Sipas tij infrastruktura, kanalizimet dhe ujësjellësi, qendrat shëndetësore dhe gjithë shërbimet më të përparuara do të fokusohen në qytet.
“Qytetari juaj i parë, është edhe qeveritari juaj më i rëndësishëm, i cili me qëndrimet e tij, mund ta shndërrojë qytetin në një gjenerator të madh punësimi. Me taksat kryetari i baskisë, mund të ndihmojë më shumë se kushdo tjetër mundësinë e investimeve dhe punësime të tjera. Administratorët e qyteteve mund të tërheqin miliona dollarë drejt qyteteve të tyre dhe ti përdorin ato në dobi të qytetarëve”, deklaroi Kryeministri Berisha i cili më tej garantoi edhe mbështetjen ndaj kandidatit Duzha.
Më tej ai tha se, kryebashkiaku është ai që vendosë transparencë absolute në çdo të ardhur nga taksat dhe nga lejet e bashkisë.
Berisha i cilësoi vitet e shkuara si vite të vështira por shtoi se, investimet janë për të gjithë qytetarët, pa i ndarë në demokratë e socialistë. (Vijon...)
a.y/NOA