English

CEZ: Institucionet buxhetore 5 milion lekë borxh për energjinë

Tiranë, 19 prill 2011, NOA – Kompania CEZ Shpërndarja i tërhoqi vëmendjen sot institucioneve buxhetore duke theksuar se ato po bëhen më problematike se qytetarët në pagimin e faturave të energjisë. CEZ bëri me dije se institucionet shtetërore dhe ato jobuxhetore nuk kanë paguar energjinë dhe i kanë plot 5 milion lekë borxh kësaj kompanie për energjinë e harxhuar.

Përfaqësuesit e CEZ shpërndarjes theksuan gjatë një konference për shtyp se ka një performancë të ulët të arkëtimit të parave për energjinë e papaguar.

Sipas CEZ kjo do të ketë edhe efektin negativ pasi është i ulët edhe fondi për të bërë investime në rrjet, në cilësinë e furnizimit dhe atë të shërbimit.

Kompania çeke CEZ Shpërndarja promovoi edhe shërbimin e ri, që u lejon klientëve të CEZ të shohin dhe printojnë faturën mujore të energjisë elektrike.

mit/NOA

KOMENTE