E martë, 19 prill 2011, NOA- Interpol Tirana pasditen e sotme ka bërë të mundur ekstradimin e Florin Gjonit nga Puka.
Gjoni u ekstradua nga Milano, pasi ishte dënuar me 22 vite burg nga gjykata e kryeqytetit për veprën penale të “vrasjes me dashje”, në vitin 2004.
I ekstraduari ishte shpallur në kërkim pasi në vitin ‘94 së bashku me një tjetër person tjetër, i identifikuar si Lulash Gjoni kanë vrarë në bashkëpunim Kujtim Gjonin.
Ekstradimi i Florin Gjonit u bë në bashkëpunim të Interpol- Tirana dhe Interpol-Romës, pas arrestimit nga policia italiane.
Pas mbërritjes në vendin tonë ai iu dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat do të merren më tej me procedurat e vuajtjes së dënimit.
a.y/NOA