Tokio, 19 prill, NOA – Ishte planifikuar që të mbahej në Japoni, qyteti Jokohama më 14 maj dhe për këtë ishin realizuar gjithë përgatitjet e duhura.
Por duket se frika nga radioaktiviteti që mund të prekë atletët, trajnerët dhe shoqëruesit e ekipeve të tyre, i ka trembur pa masë organizatorët të cilët janë tërhequr nga një vendim i tillë.
Lajmi bëhet me dije nga Unioni Ndërkombëtar i Tregarëshit, i cili e ka shtyrë kampionatin botëror që do të mbahej në Japoni.
Kjo për shkak të rrezatimit që mbërrin nga centrali bërthamor i Fukushimës në gjirin e Jokohamas, i cili gjendet 300 kilometra larg nga centrali bërthamor. n.e/NOA