English

Jahjaga-Buhler: Roli i KFOR, vendimtar për sigurinë e Kosovës

Prishtinë, 19 prill 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.

Presidentja Jahjaga vlerësoi maksimalisht angazhimin e trupave të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, por edhe në një varg projektesh në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Për këtë, ajo theksoi se KFOR-i gëzon një respekt të veçantë të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij gjenerali Buhler i përcolli Presidentes Jahjaga urimet për zgjedhjen në detyrën e re si dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për bashkëpunimin të mirë me Presidenten dhe me institucionet e Republikës së Kosovës.

Jahjaga i shprehu gjeneralit Buhler mirënjohjen për ndihmën që KFOR-i ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi për Forcat e Sigurisë së Kosovës, për ndërtimin e një force moderne në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, me theks të veçantë për ndihmën e ofruar që kjo forcë të plotësojë Kapacitetet e Plota Operacionale.

a.y/NOA

KOMENTE