Prishtinë, 19 prill 2011, NOA - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vendosi sot të emërojë Alban Krasniqin si anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Krasniqi bëhet anëtari i KQZ-së së Kosovës si përfaqësues i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Anëtari i ri i KQZ-së Alban Krasniqi bëri sot betimin para Presidentes së Kosovës.
Pas propozimit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Vendimi i Presidentes Jahjaga për emërimin e Krasniqit në KQZ bazohet në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
mit/NOA