Pekin, 19 Prill NOA - Kina është e ndarë në dy pjesë për sa i përket konsumit të mishit të qenit dhe kjo pas një aksioni të animalistëve, të cilët këtë fundjavë kanë bllokuar një kamion që transportonte qentë drejt kasapit.
Aktivistët e ndaluan kamionin të lëvizte deri sa 520 qentë që po transportonte u blenë nga organizata e mbrojtjes së të vegjëlve të Pekinit.
Transportuesi, me emrin Hao, ka protestuar duke konfirmuar se duhet të paguajë një shifër prej 2 mijë eurosh pasi nuk dorëzoi kafshët tek klienti dhe ka theksuar se të gjithë Kjo ngjarje u përhap menjëherë në rrjetin e internetit, ku anti-aktivistët janë përballur në një “luftë” që duket se nuk ka fitues.
r.b/NOA