Tiranë, 19 prill 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar në pesë numrin e fletëve të votimit të miratuara.
Pas Tiranës, gjatë ditës së sotme është miratuar edhe përmbajtja e fletëve të votimit të Fierit, Korçës, Beratit dhe Dibrës.
Ndërsa kryetari i këtij komisioni Arben Ristani u shpreh se, fletët e votimit duhen miratuar sa më shpjet pasi koha është e shkurtër dhe se nuk ka kohë për të humbur.
Ndërkaq KQZ miratoi edhe manualin e punës për KZAZ-të.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sërish fletët e votimit pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për ndryshime në to, pas kërkesës së bërë nga ana e Partisë Socialiste.
a.y/NOA