Mastriht, 19 prill, NOA - Mosha e mesme, për shkak të përgjegjësive dhe detyrave që mbart, nuk e njeh lumturinë.
Kjo është konfirmuar nga një studim i kryer në Universitetin e Mastrihtit, sipas të cilit kurba që përcakton lumturinë gjatë viteve të jetës, nis e bie pas moshës ’30.
"Rënia e lumturisë pas viteve ’29 të jetës suaj, është aq e dukshme, saqë krahasohet me atë pas humbjes së punës”, pohon Bert van Landeghem, një nga autorët e studimit.
Gjithsesi, ai shton se fakti që jeta në moshën 60 vjeçare nis të ketë emocionet e asaj kur je në të njëzetat, nuk do të thotë se jeta është më e mirë si më parë.
"Një 25 vjeçar dhe një 65 vjeçar, me siguri bien dakord se jeta e të parit është më e mirë se e të dytit, por ndoshta i dyti është i lumtur pikërisht për faktin se e di çfarë ka nga jeta dhe i gëzohet asaj”, përfundon Landeghem.
n.e/NOA