English

Mbreti i Suedisë Carl Gustaf uron Presidenten e Kosovës

Prishtinë, 19 prill 2011, NOA – Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e para femër e zgjedhur udhëheqëse shteti në një prej republikave të ish-federatës jugosllave ka marrë sot një telegram urimi nga mbreti i Suedisë, Carl Gustav.

Mbreti i Suedisë i shpreh urimet e tij të sinqerta presidentes Jahjaga duke e uruar atë për suksese në drejtimin e Kosovës dhe rrugën e shtetit më të ri të Europës drejt prosperitetit.

“Me rastin e marrjes së detyrës së lartë të Presidentes së Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe dëshirat e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit të Kosovës”, është shprehur në telegramin e tij mbreti Carl Gustav R i Suedisë.

Mbretëria e Suedisë u bë vendi i dytë skandinav që pas mbretërisë së Danimarkës njohu pavarësinë e shtetit më të ri të Europës në mars të vitit 2008.

mit/NOA

KOMENTE