English

OSBE: Zgjidhni sa më parë Avokatin e Popullit

Tiranë, 19 prill, NOA – Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, shpreh shqetësimin e saj lidhur me moszgjedhjen ende të Avokatit të ri të Popullit në vendin tonë.

Ai u bë me dije publikisht nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Vollfarth, gjatë një konference, ku ka bërë me dije se paraqet shqetësim tejzgjatja e emërimit të Avokatit të Popullit dhe se kjo duhet të ndodhë domosdoshmërisht në një kohë sa më të shpejtë.

Pa harruar të përmendë edhe faktin se emërimi i Avokatit të Popullit përben edhe një nga 12 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni Europian ndaj klasës politike shqiptare.

Kjo e fundit është angazhuar që t’i përmbushë sa më parë ato.

n.e/NOA

KOMENTE