Tiranë, 19 prill 2011 NOA - Masat ajrore nga Jugu i Spanjës parashikohet të përfshijnë të gjithë vendin duke sjelle mot te kthjellet dhe temperatura te larta.
Kthjellimet do te jene dominuese qe ne oret e para te dites por ne mesdite do te kete vranesira kalimtare ne zonat malore pergjate kufirit Lindor.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte te dites do te vijoje me mot te kthjellet ne zonat e ulta dhe bregdetare ndersa me kthjellime dhe vranesira te here pas-hereshme do te mbeten Verilindja dhe Juglindja e shqiperise. Ne kushtet e motit te qendrueshme do te mbetemi gjate nates dhe mengjesin e se enjtes.
Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje me 2 grade ne mengjes por mesdita do te sjelle rritje me 4 grade te temperaturave ne vend.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Perendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te mbetet i ulet.
Europa
Europa veriperendimore do te rrezikohet nga reshje te dendura shiu e debore. Problematike do te paraqitet situata ne Norvegji pasi reshjet e dendura te debores do te shoqerohen me renie te temperaturave ne te dy vlerat ekstremale.
Po ashtu vranesira dhe reshje shiu e debore do te kete edhe ne nje pjese te Europes verilindore por intensiteti i tyre do te jete i ulet.
Ne kushte te paqendushme atmosferike do te mbetet Jugperendimi dhe Juglindja e Europes ku do te dominojne vranesirat dhe shirat e dobet ndersa Europa Lindore, Qendrore dhe Rajoni i Mesdheut do te karakterizohen nga kushte te qendrueshme atmosferike ku moti i kthjellet do te jete dominues ne keto zona.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ballkani Juglindor do te rrezikohet nga reshje shiu e debore;
Spanja dhe Portugalia alarmojne per ere te forte dhe shira intensive;
Norvegjia rrezikojne stuhi ere dhe reshje debore.
e.t/NOA