Tiranë, 19 Prill, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi fushatën elektorale, duke dhënë fjalimet e radhës së kandidatëve, Ramës, Berishës, si edhe vendimin e Kolegjit zgjedhor për fletët e votimit.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Fleta e votimit/ Kolegji rrëzon KQZ, pranohet kërkesa e PS”, i cili flet për vendimin e marrë nga Kolegji zgjedhor mbi mënyrën si do dizenjohet dhe siglat që do përmbajë fleta e votimit.
“Bashkim Fino: Përdora Zani Çaushin për të vënë rendin në Vlorë, me Berishën isha inferior”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Arrestohet fieraku i dënuar me vdekje në vitin 1988”; “Elbasan, zbardhet vdekja e nuses, natën e vitit të Ri”; “Dhuna për flamurët, plagosen dy militantë të PS” etj.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “4 ish-kryeministra: S’duam që fëmijët tanë të bëhen politikanë në Shqipëri”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete deklarata të Ylli Bufit, Vilson Ahmetit, Fatos Nanos dhe Bashkim Finos.
“Ish-kolegët: 6 muajt e parë Lulzimin e morëm për të huaj, s’pranonte të fliste shqip” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Nxënësit në fushatën e PS, shkarkohet drejtori i shkollës së PD”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Falsifikimi i OSBE/ Gabuam me Berishën, ndryshuam raportin për përurimet”, i cili citon deklaratat e reja të ODIHR, sipas të cilit është gabuar në raportin për zgjedhjet, versioni origjinal është ai anglisht.
“Rexhep Qosja: Lulzim Basha, vrasës për 5 vetë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar intervistës së dhënë nga akademiku i njohur kosovar.
Kurse “Konsumatorët: Uji në Tiranë, s’pihet; buka jashtë normave” flet për ankesat e qytetarëve të kryeqytetit ndaj shërbimeve bazë.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Tritol banesës së kandidatit”, i cili tregon sesi iu vu eksploziv shtëpisë së kandidatit socialist të njësisë bashkiake nr.7 në kryeqytet.
“Sërish shpërthim në fabrikën e çimentos” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Rruga Tiranë-Elbasan, prish skenarin e ministrit Bode”, “Kolegji Zgjedhor ndryshon fletën e votimit për Tiranën” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “OSBE: Në 8 Maj zhvillohen zgjedhje lokale, jo politike”, i cili pasqyron deklaratat e fundit të prezencës së OSBE në Tiranë në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Basha: Si do hapen 10 mijë vende pune në Tiranë”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Veç taksave. Ja edhe 73 tarifat që u zbrazin xhepat qytetarëve”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 19 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.