Kavajë, 19 prill, NOA – Forcat e Policisë së Kavajës, arrestuan në flagrancë 18-vjeçarin Pëllumb Saraçi, 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gosë.
Kjo pasi, siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person rreth orës 18.00,
të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, me targa TR 6826 L, në aksin rrugor Rrogozhinë- Durrës, në fshatin Gosë e Vogël, në afërsi të degëzimit të fshatit
Kalush, ka aksidentuar me pasojë vdekje çiklistin Aqif Saraçi, 64 vjeç, edhe ky banues i këtij fshati.
Ndaj të ndaluarit tashmë rëndon vepra penale e aksidentit me pasojë vdekjen, e parashikuar sipas nenit 290/1 të Kodit Penal.
n.e/NOA