English

Plagos në këmbë me automatik 45-vjeçarin, kapet i dyshuari

Sarandë, 19 prill, NOA – Forcat e policisë së Sarandës, rreh orës 00.35 të ditës së sotme, si rezultat i finalizimit me sukses të operacionit “5000 Eurot”, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 41-vjeçarit Astrit Xhibo, lindur dhe banues në Delvinë.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i këtij personi u bë pasi dje në mëngjes, në vendin e quajtur ish-kampi i Punëtorëve Sarandë ka qëlluar me automatik në drejtim të mjetit tip Opel me targa SH 8720 E, ku ka ngelur i plagosur në këmbë 45-vjeçari Mark Suli, banues në Shkodër.

Menjëherë nga grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje është organizuar puna për zbardhjen e saj, si dhe janë ngritur post-blloqe në disa pika kryesore të qytetit nga ku është bërë i mundur edhe ndalimi dhe arrestimi në flagrancë i të dyshuarit Xhibro.

Kurse në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë e modelit 3-72 Makirovka dhe një automjet me targa YIB 7449.

I dëmtuari Mark Suli aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë së Sarandës për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 76 dhe 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE