Fier, 19 Prill 2011 NOA – Drejtoria e Policisë së Fierit ka folur para pak minutash mbi situatën në këtë qark, përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit që po zhvillohet aktualisht dhe masat e marra për këtë fushatë.
Drejtoria e Policise se Qarkut Fier, tha se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht per garantimin e rendit dhe te sigurisë publike gjate zhvillimit te aktiviteteve elektorale ne ambiente te hapura si dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale ne te gjithë territorin e qarkut gjate zhvillimit te fushatës zgjedhore.
Kjo drejtori thekson se janë marrë të gjitha masat me qellim garantimin e lëvizjes normale te subjekteve elektorale si dhe per ruajtjen e rendit dhe sigurise publike, pjesëmarrjen e lire te shtetasve ne te gjitha tubimet elektorale qe jane zhvilluar dhe zhvillohen ne kete qark.
Sa me sipër, ne javen që lamë ne territorin e qarkut te Fierit jane zhvilluar gjithsej 25 aktivitete elektorale, jane angazhuar 203 shërbime policore dhe 22 mjete policie.
Policia konkludon se këto aktivitete jane zhvilluar qetesisht dhe pa probleme.
Nga Sektori i Rendit dhe i Sigurise Publike ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier, në vijim te detyrave te ngarkuara me ligj, është bere shpërndarja e librit te kujtesës per punonjësit e Policise qe jane angazhuar me detyra zgjedhore si dhe punohet ne vazhdimësi mbi bazen ligjore per te garantuar zhvillimin normal te fushates zgjedhore dhe procesit te votimit,duke siguruar respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te individit dhe ruajtjen e sigurise publike.
Po keshtu, per parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurise ne rruge, Drejtoria e Policise Qarkut Fier ne bashkepunim me Njesine Rajonale te Qarkullimit Rrugor ka hartuar plane-masash dhe plane veprimi te perbashketa per rritjen e efikasitetit te strukturave te Policise se Shtetit ne parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurise ne komunitet.
Policia tha se ky bashkepunim konsiston ne ushtrimin e kontrollit te perbashket te punonjesve te policisë rrugore me specialiste te Hetimit dhe Parandalimit te krimit te tre Komisariateve ne varesi te Drejtorise Policise Qarkut Fier.
E gjitha kjo, per nje kontroll te balancuar ne zonat urbane dhe jashte saj, me qellim disiplinimin e mjeteve dhe rritjen e masave te sigurise rrugore si dhe lëvizjen normale te subjekteve elektorale e ruajtjen e rendit dhe sigurise publike.
Drejtoria tha se po ekzekuton një Program Pune të Drejtorit te Përgjithshëm te Policisë se Shtetit, Nr.1340, date 07.03.2011 “Per realizimin e detyrave te Policise se Shtetit gjate periudhës zgjedhore, ne zgjedhjet per organet e Qeverisjes Vendore te dates 8 Maj 2011.
Por policia në Fier thekson se po zbaton edhe Programin Nr.1713, date 24.03.2011, te Drejtorit te Përgjithshëm te Policise se Shtetit, “Mbi bashkëpunimin me median dhe realizimin e transparencës se policisë, gjate procesit zgjedhor ne zgjedhjet per organet e Qeverisjes Vendore te dates 8 maj 2011”.
e.t/NOA