Tiranë, 19 prill, NOA – 40 bursa për nxënësit që u përkasin shtresave në nevojë.
Kjo ka qenë dhurata më e fundit e Bashkisë e Tiranës ndaj kësaj kategorie, komunikuar nga vetë kryebashkiaku Edi Rama.
Sipas tij, nxënësit duhet të ndjekin ëndrrën e tyre dhe se Bashkia do t`u ofrojë gjithmonë mbështetje, pa i braktisur.
“Ky projekt është një program i integruar të cilin e kemi lidhur me programet tona sociale. Ky projekt është i lidhur me programin tonë të strehimit social dhe lidhjes së domosdoshme në një cikël përkujdesjeje ndaj atyre që janë më në nevojë”, tha në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
n.e/NOA