English

Rrëzohet muri, vdesin dy punëtor në Itali

Abruco (Itali), 19 prill, NOA – Një aksident në punë u ka kushtuar jetën dy emigrantëve në Itali. Rrëzimi i një muri, në ndërtesën ku punonin, ka lënë të vdekur një shqiptar dhe një ukrainas. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se shqiptari që ka vdekur quhet Gramoz Metushi, 41-vjeç me banim në Altonoi të shtetit fqinj. Ndërsa personi tjetër është Yaroslaë Ivakhnyuk 34-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin Lanciano, në rajonin e Abrucos. Dy punëtorët kanë qenë duke punuar në një shtëpi që po ndërtohej me parafabrikat.

Në këtë moment një pjesë e bllokut parafabrikat është rrëzuar dhe i ka zënë ata nën vete. Ndërsa shqiptari ka dhënë shenja jete. Menjëherë është thirrur ambulanca, por transporti i tij duhet të ishte bërë në spital me helikopter. Rrugës për në spital i është bërë një masash kardiak, por mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë. Metushi ka vdekur para se ambulanca të mbërrinte në spital.

Të dy punëtorët punoni për firmën “Legnotek”.

a.k/NOA

KOMENTE