Romë, 19 prill, NOA – Nëse shumë ushqim i bën dëm trupit dhe mbajmë dietë për t’i mbajtur nën kontroll deformimet e tij, për të mbajtur nën kontroll freskinë e trurit, bëjmë mirë të përdorim dhe të ashtuquajturën “dietë teknologjike”.
Ajo presupozon që të shmangim “urinë” që na mbërrin për të parë orë e minutë E-mailet tona apo të hapim Facebook, si edhe atë për të folur vazhdimisht në telefon.
Aspekte të teknologjisë këto që nëse kthehen në subjekt për stimuj të vazhdueshëm, mund të jetë me të vërtetë keq për trurin tonë. Këtë e thotë me zë të lartë një kërkim i universitetit prestigjioz amerikan, Stanford, sipas të cilit trurit njerëzor do t’i bënte shumë mirë të ishte larg metodave të tilla gjatë ditës.
"Çfarë është shqetësuese, - thotë psikiatri Claudio Mencacci, - është mungesa e përmbajtjes emocionale për mësimin e këtij lumi të pafund informacioni. Paradoksi i këtij bombardimi të vazhdueshëm stimujsh, është se në fund, megjithatë, janë të ftohtë dhe bosh. Kështu, pas dhjetë vjetësh nuk do ta kujtojnë dot përmbajtjen e një bisede në telefon apo E-mail”, thotë ai.
n.e/NOA