English

Tërmeti në Romë më 11 maj, INGV: "probabiliteti i ulët"

Romë, 19 Prill, NOA-Në kryeqytetin romak, ka kohë që është përhapur një lloj "parashikimi" mbi baza shkencore: Më 11 maj të këtij viti, Roma do të goditet nga një tërmet katastrofal.

Parashikimi është bërë nga sizmologu Raffaele Bendandi, i cili vdiq në vitin 1979. Një parashikim që prej vitesh qarkullon në faqet e internetit dhe që sigurisht nuk është marrë parasysh, as në mënyrë sporadike, nga shkenca.

Por fenomeni mediatik ka ardhur gjithnjë duke u zmadhuar, deri më sot, “l'Istituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia” (Instituti Kombëtar i gjeofizikës dhe Vullkanologjisë), INGV, autoriteti më i lartë në çështjet shkencore italiane në këtë fushë, nuk e ka gjykuar të arsyeshme për të ndërhyrë direkt që të hedhë poshtë hipotezën në fjalë.

Sipas ekspertëve italianë nuk ka asgjë shkencore për të thënë se në Romë do të ketë një tërmet në 11 maj. Në përgjithësi, edhe në qoftë se gjithë Italia është në rrezik nga tërmetet, Roma ka një rrezik modest sizmik. Nga ana tjetër, referuar, shqyrtimit të kartave të Raffaele Bernandi nuk shohim ndonjë pritje të një tërmeti të mundshëm në Romë më 11 maj të këtij viti.

"Roma - shpjegojnë ekspertët e INGV – për shkak të pozicionit gjeografik ka një rrezik të ulët sizmik. Por ata shtojnë: " gjasat e një tërmeti të madh në Italinë qendrore në çdo ditë të vitit është i ulët".

Parashikimi i tërmeteve në bazë të lëvizjeve të yjeve, thotë ekspertet e INGV, nuk ka baza shkencore, sepse "forcat e shkaktuara nga trupat qiellorë në Tokë janë më të vogla se forcat e brendshme, ato përcaktuese në lëvizjen e pllakave.

"Nuk është e mundur të parashikohen tërmetet- përfundojnë ekspertët e INGV- për shkak të kompleksitetit të fenomeneve që përgjithsisht nuk e lejojnë, mund të parashikohet probabiliteti i një tërmeti në një interval kohe të caktuar dhe në një zonë të caktuar.

a.e./NOA

KOMENTE