English

Trazirat e botës arabe, shpërthejnë protestat edhe në Siri

Siri, 19 prill, NOA – Bota arabe duket se është tronditur sërish nga protestat dhe trazirat brenda vendeve të saj, ku Siria duket se është i radhës që preket nga kjo dukuri e muajve të fundit.

Kështu, mediat e huaja bëjnë me dije se mijëra protestues anti-qeveritarë kanë arritur të marrin kontrollin e qendrës së qytetit të Homsit.

Ndërsa ministri i Brendshëm sirian deklaroi se grupet që po i shkaktojnë protestat e dhunshme nuk do të tolerohen. Ai e ka quajtur atë që po ndodh në vendin e tij, një rebelim të armatosur.

Ndërkaq, pas varrimit të një protestuesi të qëlluar nga forcat e rendit, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin qendror të qytetit, për të protestuar kundër qeverisë së presidentit Bashir Assad.

n.e/NOA

KOMENTE