English

Vasili: Aleancën për Qytetarin, investime për Krrabën

Tiranë, 19 prill, NOA - Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri prezantuan sot kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” për komunën Krrabë, Refik Velija. Gjatë fjalës së tij, Vasili deklaroi se me një kryetar si Refik Velija, Krraba nuk do të jetë më një komunë e harruar.

Vasili u shpreh se kandidati i koalicionit ka një program të detajuar elektoral për përmirësimin e komunitetit. Ai u shpreh se me anë të këtij programi Krraba nuk do të jetë më një komunë e harruar, por ajo të jetë një komunë, e cila lidhet me Tiranën shumë shpejt, që të ketë rrugën e saj që do ta lidhë me tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan, rrugë do të bëhet nga ana e qeverisë. N

Nënkryetari i LSI-së theksoi se përfundimisht Krraba do të jetë një komunë pjesë e Tiranës dhe jo një pjesë e izoluar e kryeqytetit.

Vasili shtoi se banorët e Kërrabës kanë nevojë për shumë shërbime dhe këto shërbime kandidati Refik Velija i ka menduar gjatë se si do t’i zgjidhi. Ai premtoi se në këtë komunë do të rindërtohet qendra e re shëndetësore që shërbimi shëndetësor të jetë edhe në këtë komunë me cilësi të lartë.

“Krraba nuk mund të jetë më në harresë nuk mund të jetë e përgjumur, nuk mund të jetë një Kërrabë që mund të ketë humbur shpresat dhe gjithë këta të rinj që janë këtu kuptojnë përfundimisht që me kandidatin Refik Velija i është ngjallur shpresa atyre dhe Kërrabës. Ne kemi bindje të plotë që me datën 9 maj siç jemi sot do vijmë bashkë dhe do të ngremë dolli për fitoren e Refik Velijës”, deklaroi Petrit Vasili në fjalën e tij.

Ndërsa vetë kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” , Velija duke vlerësuar mbështetjen e komunitetit të Krrabës për rikandidimin e tij si kryetar i Komunës u shpreh se, “se së bashku kemi bërë disa projekte emergjente që ka nevojë komuniteti ynë të cilat kanë të bëjnë me ndryshimin e madh të komunës së Kërrabës. Prioritet e programit tim do të jetë rregullimi i infrastrukturës dhe ujësjellësit”.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Genc Strazimiri i cili vlerësoj bashkëpunimin mes partive të koalicionit dhe shprehu entuziazmin e tij për fitoren e koalicionit “Aleancës për Qytetarin”.

a.k/NOA

KOMENTE