Barcelonë, 19 Prill NOA - Edhe pse kanë një jetë të pasur dhe shumë impenjative në anën profesionale, Shakira dhe Gerard Pique nuk arrijnë të qëndrojnë dot larg njëri tjetrit për më shumë se disa ditë.
Çifti duhet thënë se është përfshirë nga një pasion i madh dhe sapo munden të dy kalojnë çaste përkëdheljesh tepër të dashura.
Ata janë parë në Barcelonë, teksa shëtisin dorë për dore nën rrezet e diellit. Në një park publik, të dy janë ndalur për të pirë diçka në një bar, ku kanë shkëmbyer shikime dhe puthje të shumta.
Mund të themi me plot bindje se bëhet fjalë për një pasion të vërtetë latin.
r.b/NOA