English

Abazaj: Do të ndërtojmë shkollë të re në Kombinat

Tiranë, 20 prill, NOA - Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Njësinë bashkiake Nr. 6, Luzhiana Abazaj ka premtuar sot ndërtimin e një shkolle të re në lagjen “Shaban Bardhoshi” në Kombinat.

Deklarata e Abazajt u bë zot gjatë takimit me banorët e kësaj zone. Abzaj u shpreh se ishte e vetëdijshme për problemet që ka kjo lagje në lidhje me arsimimin e fëmijëve të tyre. Për këtë qëllim, Abazaj u shpreh se ndërtimi i një shkolle nuk do të verë më në rrezik jetën e fëmijëve, të cilët për të shkuar në shkollën e Kombinatit duhet të bëjnë një rrugë të gjatë, në aksin e rrugës kryesore.

Abazaj ka theksuar se ndërtimi i kësaj shkolle do të bëj të mundur që zhvillimi i mësimit të realizohet në kushte komode, pa orare të tejzgjatura, por nga ana tjetër kjo shkollë do të bëjë të mundur punësimin e 50 mësuesve.

“Ne erdhëm sot këtu me kërkesë të komunitetit që fëmijët mos të jenë më në rrezik dhe mos të jetë më nevoja që gjyshërit apo prindërit të lënë punët e tyre dhe të shoqërojnë fëmijët, ata duhet të jenë të siguruar”, tha Abazaj.

Ajo ka shtuat se kërkesat dhe dëshira për investime në këtë zonë ka qenë më e madhe, por kjo gjë nuk është bërë e mundur nga Bashkia e Tiranës.

“Gjatë këtyre katër viteve kemi ecur bashkërisht, atë ç’ka kërkuar komuniteti e kemi bërë ne dhe këtë do bëjmë dhe këtë katërvjeçar. Kanë qenë kërkesat tuaja, por është bërë pengesë Bashkia e Tiranës, e cila na ka mbyllur derën dhe na ka braktisur, kësaj radhe do të jetë ndryshe. Pasi 8 maji do të vërë hallkën e bashkëpunimit mes njësisë bashkiake, Bashkisë së Tiranës e qeverisë.

Hapi i parë do jetë përveç përfundimit të rrugës, do jetë dhe shkolla, por dhe kopshtet, dhe nuk do kemi më rrezikshmërinë e rrugës, dhe ju do jeni më të qetë në atë veprimtarinë tuaj ditore. Gjithashtu, janë dhe vetë nxënësit, ata të cilët shprehen të pakënaqur për këtë problem.

a.k/NOA

KOMENTE