English

Aktivistet e “Femen” të zhveshura në protestë

Ukrainë, 20 Prill NOA - Aktivistet e lëvizjes ukrainase “Feme” janë rikthyer temë e bisedimeve dhe këtë herë në një protestë përpara monumentit të Berehynia në pjacën e Pavarësisë, në qendër të Kievit.

Si gjithmonë të zhveshura, me vetëm një varëse lulesh në kokë dhe me kartela nëpër duar. Qëllimi i tyre ka qenë dërgimi i mesazheve dhe sloganeve anti-qeveritare.

Pikërisht në një moment kur Ukraina ka mbajtur një konferencë për t’i kërkuar të mëdhenjve industrialë energji dhe krerëve të BE-së fonde për të kaluar katastrofën e Çernobilit, e cila edhe sot pas 25 vitesh ka ende hije në vend.

r.b/NOA

KOMENTE