English

Arkivi i Filmit, sot dedikim artistit animator Gjin Varfi

Tiranë, 20 Prill, NOA - Kinemaja në Arkivin Qendror të Filmit, vijon me javën e tretë të Filmit të Animuar, ku dita e sotme do t’i dedikohet artistit animator, regjisorit Gjin Varfi.

Ky prezantim, përveç 3 filmave të animuar të përzgjedhur nga krijimtaria e tij 25 vjeçare, sjell edhe premierën e veprës së tij më të fundit “Mëkatari”, prodhim i vitit 2010.

Gjin Varfi, piktor dhe regjisor, fillimisht punoi në TVSH, në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe më pas, në seksionin e filmit vizatimor në Kinostudio.

Në vitin 1984, realizoi filmin e parë si piktor "Përparësja e bletës" nën drejtimin e Vlash Drobonikut.

Kurse në vitin 1986, realizoi filmin e parë si regjisor dhe piktor "Si bëri gjeli" dhe më vonë "Kërcuri" 1987; "Lëkura e luanit" 1989; "Pas një zënke" 1990, "Mikesha" 1991, "Djali dhe Ofi" 1993 etj, deri në filmin e tij të fundit "Mëkatari" 2010.

Ai u vlerësua me Medaljonin e Festivalit të 6 të filmit vizatimor e dokumentar për realizimin e vizatimeve dhe animacionit të filmit "Zogu pushëbardhë Seria 5" nga Vlash Droboniku, 1985.

n.e/NOA

KOMENTE